Kompania Donianna është prodhuesi më i madh dhe më i suksesshëm i këpucëve të lekurës në Shqipëri.
Filloi në vitin 1992 si një biznes i vogël familjar, tashmë është transformuar në një grup kompanish përbërë nga: Donianna Sh.P.K., Rozimpex Sh.P.K. dhe ASC 2 Sh.P.K. (Albanian Shoes Coorporation).
Kompania Donianna prodhon dhe tregëton në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare markat e saj Donianna, Mici’s, Donianna Green dhe PIN Shoes. Gjithashtu, Donianna është prezente në tregun ndërkombëtar duke prodhuar këpucë për shumë marka të njohura.
Kompania Donianna dizenjon dhe prodhon koleksione të modës së fundit me rreth 800 stile të reja çdo sezon që i ekspozon në panairet më të njohura ndërkombëtarë të shitjes me shumicë dhe pakicë.
Donianna i ofron klientëve të saj produkte të cilësisë më të lartë me çmime konkuruese dhe me shërbim të shpejtë.
Punonjësit tanë me aftësi dhe profesionalizëm të lartë krijojnë këpucë për burra, gra dhe fëmijë, duke përfshirë këpucë me qepje me dorë.
Kompania Donianna prodhon me cikël të plotë, që përfshin projektim, modelim, blerje të lëndës së parë, prodhim, eksport dhe shitje me pakicë.

CEO Donianna - Donika Mici
CEO Donianna – Donika Mici
Kompania Donianna është e çertifikuar për prodhim këpucësh me standartin ISO 9001:2014.
Suksesi i kompanisë Donianna i dedikohet punëtorëve të saj dhe përvojës së tyre 20-vjeçare në kompani, si edhe bashëpunimit të ngushtë me dizenjatorët dhe teknikët italianë që punnojnë brenda strukturës së saj.
Kompania tregon kujdes të veçantë në gjithë proceset e punes, duke nisur nga inspektimi i lëndës së parë, prerja, qepja, montimi dhe paketimi.
Kompania ofron në mënyrë sistematike trajnime për punojësit e saj për të siguruar performancë të larte profesionale.
Produkti final i kompanisë Donianna i nënshtrohet testimeve fizike dhe kimike në laboratorët ndërkombëtarë të CTC – INTERTEK – SGS – HANSECONTROL.
Kompania Donianna auditohet nga INTERTEK dhe SGS.
E vendosur në Tiranë, kompania Donianna shtrihet në një sipërfaqe prej 35.000 m2, nga të cilat 17.000m2 është zona e prodhimit.

  • Data e themelimit të kompanisë: 1992
  • Numri total i të punësuarve: 875
  • Kapaciteti i prodhimit: 5000 palë këpucë / në ditë
  • Materiali i përdorur: Lëkure
  • Konsumatorët e Fundit: Në gjithë botën
  • Koha Prodhimit: 8 javë pas konfirmimit të porosisë
  • Porosia Minimale: 240 palë / për ngjyrë
  • Departamenti i kërkimit dhe modelimit përbëhet nga kërkues dhe dizenjatorë italianë për burra dhe gra. Ky departament prodhon 800 stile / për sezon.
  • Reparti i prodhimit të gomave TR përbëhet nga 5 makina prodhimi.
  • Reparti i prerjes përbëhet nga 150 makina prerese.
  • Reparti i qepjes përbëhet nga 7 linja prodhimi.
  • Reparti i montimit përbëhet nga 5 linja prodhimi.
  • Markat e Fabrikës: Donianna, Mici’s, Donianna Green, PIN Shoes